E RËNDË/ Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan, dyshohet se…
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ka qenë duke punuar tokën në Levan të Fierit.
Ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën e cila ka mbërritur në vendngjarje, por përpjekjet e ekipit mjekësor nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
“KORÇA BOOM”



















