top of page

E rëndë: Nga “arrest kardiak” në krim, zbardhet vd*kja e 59-vjeçarit

  • Apr 18
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga autoritetet, ku një 59-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti fizik, ndërsa fillimisht dyshohej se vdekja kishte ardhur për shkaqe natyrale.



Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit, në bashkëpunim me Prokurorinë, nisën verifikimet pas vdekjes së shtetasit S.M., banues në Durrës. Në fillim u dyshua se ai kishte pësuar arrest kardiak.


Megjithatë, nga hetimet rezultoi se më 13 prill 2026, në lagjen nr. 18, shtetasi G.K., 42 vjeç, është konfliktuar me 59-vjeçarin për motive të dobëta dhe e ka goditur me grushte. Si pasojë e goditjeve, viktima ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në asfalt, ku më pas ka ndërruar jetë.


Pas verifikimeve të mëtejshme, u konstatua se vdekja nuk kishte ardhur për shkaqe natyrale, por si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë konfliktit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, 42-vjeçari është vënë në pranga dhe po hetohet për veprën penale “vrasja nga pakujdesia”, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page