top of page

E RËNDË në Devoll/ Lamtumirë Ardita Kapo!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 23 hours ago
  • 1 min read

Humb jetën një nga personat më aktive të PD Devoll, ja dedikimi që i bën deputeti Bledjon Nallbati


Humbëm Arditën…

Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë.


Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën.


Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe – ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike.


Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë.

Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura.


U prehsh në paqe, Ardita.


“KORÇA BOOM”


bottom of page