E rëndë në Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë në lagjen 18
- Korca Boom
- Jul 10, 2025
- 1 min read
Një burrë rreth 40 vjeç dyshohet se është hedhur nga ballkoni i katit të pestë të banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në lagjen nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”. Ai u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 18, në rrugën "Petraq Shomo", shtetasi E. M., rreth 40 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
"KORÇA BOOM"



















