top of page

Nafta dhe benzina më shtrenjtë, vendimi i ri hyn në fuqi pasdite

  • 4 days ago
  • 1 min read

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e tregtimit të karburanteve në vend, duke reflektuar një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë.


Sipas vendimit të fundit, i cili hyn në fuqi nga ora 16:00, çmimi i naftës është caktuar në 210 lekë për litër, nga 207 lekë që ishte më parë.


Ndërkohë, benzina do të tregtohet me 176 lekë për litër, nga 174 lekë që ishte deri dje.


Ky është një tjetër ndryshim në një periudhë luhatjesh të vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në tregun vendas.

“KORÇA BOOM”


bottom of page