E RËNDË në Maliq/ Sherr me lopatë, përfundojnë në polici. Vjedhje në Libonik!
- Korca Boom
- 9 hours ago
- 1 min read
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasve:
N. P., 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, pasi dyshohet se ka kanosur me një vegël pune (lopatë) një 49-vjeçar;
O. A., 49 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se ka vjedhur disa pajisje makinash në biznesin e një 50-vjeçari.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















