E RËNDË! Bashkëshorti godet me th*kë gruan, ajo në gjendje kritike
- Jun 22
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje periferike të qytetit të Pogradec, ku një konflikt familjar mes bashkëshortëve ka përfunduar me një të plagosur rëndë.
Sipas burimeve paraprake pranë policisë, pas një serie debatesh brenda banesës, 30-vjeçari Fatmir Xhaja dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, 28-vjeçaren Bleona Xhaja, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në banesën e tyre në lagjen nr. 4 të qytetit. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
E plagosura është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradec, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Për shkak të gjendjes së rëndë, raportohet se ajo pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Policia ka konfirmuar se 30-vjeçari është shoqëruar dhe po kryhen veprimet procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar motivet dhe dinamikën e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.
“KORÇA BOOM”
















