E RËNDË në Zvirinë të Maliqit/ Ndërron jetë shtetasi 66-vjeçar!
- Korca Boom
- Oct 4, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Maliq – Më datën 03.10.2025, ka ndërruar jetë në banesë shtetasi F. D., 66 vjeç, banues në fshatin Zvirinë. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















