E RËNDË/ Përplasi të miturën 6-vjeçare me motor dhe 'ia mbathi', dyshohet se drejtuesi ishte i dehur
- May 9
- 1 min read
Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Freskut, ku një motor ka përplasur një të mitur.
Sipas informacioneve për Ora News, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë në trotuar, duke goditur një vajzë 6-vjeçare që ndodhej në zonë.
E mitura është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkaq, fatmirësisht 6-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimet e Ora News bëjnë me dije se drejtuesi i motorit është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
Dyshohet gjithashtu se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin e përplasjes.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa po heton edhe rrethanat e plota të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















