E rëndë! Vr*tet brutalisht kapiteni i kombëtares në prag të shtëpisë
- 1 day ago
- 1 min read
Futbolli i Ugandës është në zi pas vdekjes tragjike të David Owori, mesfushorit 27-vjeçar të kombëtares dhe kapitenit të SC Villa, i cili humbi jetën pas një sulmi brutal nga persona të paidentifikuar në kryeqytetin Kampala.
Lajmi u konfirmua nga SC Villa, një prej klubeve më të njohura në Ugandë, i cili në një deklaratë zyrtare shprehu dhimbjen për humbjen e kapitenit të skuadrës.
Sipas autoriteteve dhe klubit, Owori u sulmua pranë banesës së tij nga persona që dyshohet se kishin si qëllim grabitjen. Futbollisti pësoi plagë të rënda dhe, edhe pse u dërgua me urgjencë në një qendër mjekësore në Kampala, nuk arriti t'u mbijetonte lëndimeve.
Edhe Federata e Futbollit të Ugandës reagoi menjëherë, duke e cilësuar David Owori-n një futbollist të talentuar, një lider në fushë dhe një frymëzim për të rinjtë.
Owori ishte rikthyer te SC Villa në vitin 2023 pas një eksperience dyvjeçare në Evropë, ku kishte luajtur me Velez CF në Spanjë dhe Utsiktens BK në Suedi.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Ugandë dhe ka rikthyer debatin mbi rritjen e kriminalitetit në Kampala. Parlamenti i vendit mbajti një minutë heshtje në nder të futbollistit, ndërsa autoritetet kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve të sulmit.
“KORÇA BOOM”













