top of page

E shtuna 'dominohet' nga vapa dhe kthjellimet por pritet të kenë "surpriza" në këto zona

  • 47 minutes ago
  • 1 min read

Moti gjatë ditës së shtunë pritet të jetë përgjithësisht i qëndrueshëm, me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira të pakta deri mesatare do të shfaqen kryesisht në relievet malore në lindje dhe juglindje, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.


Në këto zona nuk përjashtohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata të shkurtra.


Reshjet pritet të jenë më të përqendruara në zonat malore dhe mund të shoqërohen me shkarkesa elektrike.


Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në zonat jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era do të forcohet herë pas here dhe mund të arrijë deri në 14 m/s.


Në det pritet valëzim i forcës 1-3 ballë, duke mbajtur përgjithësisht kushte të moderuara përgjatë vijës bregdetare.


Në përgjithësi, dita do të dominohet nga moti i kthjellët, ndërsa vëmendje kërkojnë zonat malore në lindje dhe juglindje, ku priten reshje të dobëta dhe shtrëngata afatshkurtra gjatë ditës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page