E trishtë/ Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i njohur
- 4 hours ago
- 1 min read
Aktori Gjergji Lala është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.
Aktori i njohur ka humbur jetën në një spital në Itali, pas një sëmundjeje me të cilën po përballej prej kohësh.
Ai do të kujtohet për kontributin e tij në skenën dhe ekranin shqiptar, duke lënë pas një karrierë të vlerësuar në artin e interpretimit.
Gjergji Lala aktor dhe regjisor shqiptar, lindur më 6 dhjetor të vitit 1947 në Lushnje ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografin shqiptare.
Më i përmenduri është roli i Mihal Gramenos në filmin shqiptar “Liri a vdekje”. Ka vite që jeton në Itali ku është aktivizuar në filma e telefilma të ndryshëm.
“KORÇA BOOM”
















