E TRISHTË/ Ky është Alfons Bleta që humbi jetën në aksidentin e Pogradecit
- Korca Boom
- Jul 11, 2025
- 1 min read
Mëngjesin e 10 korrikut 2025, një aksident tragjik goditi Pogradecin, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë” pranë fshatit Piskupat një automjet me drejtues 34‑vjeçarin Alfons Bleta u përplas me bordurën, humbi kontrollin dhe ra në Liqen. Bleta, babai i një fëmije trevjeçar dhe bashkëshorti i blogeres lokale shumë të ndjekur, Ejona Vlogs, humbi jetën në vendngjarje.
Sipas burimeve policore, deri më tani dyshohet se shkak ishte humbja e kontrollit mbi makinën, ndoshta për shkak të shpejtësisë së lartë.
Alfons Bleta, i moshës 34 vjeç, baba i një djali trevjeçar dhe bashkëshort i blogeres së njohur Ejona Vlogs, e cila njihet për promovimin e zonës turistike të Pogradecit.
Largimi tij lë pas një familje të tronditur dhe një komunitet të prekur thellë mbi mënyrën e vdekjes në një aks rrugor i cili gjithmonë sjell ngjarje të tilla nga pakujdesia.
Edhe vetë Jona e ka shprehur në rrjetet sociale humbjen e madhe që la largimi i babait të djalit të saj.
Në këto çaste dhimbjeje dhe reflektimi, mesazhi është “Të duam jetën deri fund”, një thirrje e fuqishme për vëmendje, respekt dhe kujdes në rrugë.
“KORÇA BOOM”



















