top of page

NGJARJE E RËNDË/ Taksisti gjendet i pajetë, çfarë dyshohet

  • May 2
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Oxhakut.


Sipas informacioneve paraprake, viktima është një taksist rreth 40 vjeç. Dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale, pasi në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.


Trupi i pajetë është transportuar në morg për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkaqet e plota të vdekjes.


Autoritetet vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./ Boldnews

“KORÇA BOOM”


bottom of page