top of page

E vr*u më pas dogji banesën/ Kapet autori i dyshuar, mendohet se kishte lidhje intime…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 28, 2025
  • 1 min read

Një 56 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u dhunua dhe u vra më pas banesës së saj iu vu flaka duke u shkrumbuar.


Nga ekspertiza, trupi i gruas nuk ishte djegur plotësisht ndërkohë që në fyt iu gjet një shenjë që dyshohet të jetë shkaktuar nga mbytja. Detaji tjetër që solli dyshime për një vrasje e më pas zjarrvënie të qëllimshme, ishte fakti se zjarri ra në dy vatra në banesë.


Ndërkohë nga policia është shoqëruar një autor I dyshuar I cili mendohet se kishte lidhje intime me viktimën./Oranews


“KORÇA BOOM”


bottom of page