EKSKLUZIVE/ Skënderbeu i madh! Zbulohet projekti për Superioren dhe kur mbaron dënimi i UEFA-s
- Korca Boom
- 17 hours ago
- 1 min read
Në Korçë ka nisur puna për rikthimin e Skënderbeut të dikurshëm. Skuadra këtë sezon garon në Kategorinë e Parë, por ngjitja drejt Superiores duket vetëm çështje kohe.
Burime nga klubi zbulojnë se juglindorët po mendojnë tashmë edhe për sezonin e ardhshëm, me synimin për të krijuar një ekip konkurrues për Superiore. Dënimi i UEFA-s, që e përjashtoi Skënderbeun nga kompeticionet europiane për 10 vjet, pritet të përfundojë në shkurt të vitit 2027. Kjo do t’i mundësojë klubit, në rast se përfundon sezonin në katër vendet e para, të rikthehet në garat europiane.
Burime pranë klubit theksojnë se po hartohet një projekt ambicioz për verën, me synimin jo vetëm titullin kampion në Superiore, por edhe një paraqitje sa më të gjatë në Europë. Në merkaton e verës pritet një revolucion në ekip, ku nga lojtarët aktualë do të mbeten vetëm ata më të spikaturit.
Pas një pritjeje të gjatë, tifozët korçarë duket se po shohin fundin e periudhës së vështirë.
Skënderbeu mbetet skuadra e vetme shqiptare që ka arritur të luajë dy herë në fazën e grupeve të Europa League.
“KORÇA BOOM”
















