top of page

EKSKLUZIVE/ Ja sa futbollistë ka kërkuar Ernest Gjoka për sezonin e ri!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Edhe pse zyrtarisht procesi stërvitor te korçarët nuk ka filluar, mund të thuhet se pjesa tjetër e klubit, duke filluar nga presidenti Ardian Takaj, trajneri Ernest Gjoka dhe drejtori sportiv Ardi Gjançi, janë duke piketuar ekipin për sezonin e ri.


Tashmë dihet se një përqindje e madhe e lojtarëve do të jenë nga sezoni i kaluar, por ajo që paraqet interes është fakti se sa do të jenë futbollistët e afruar, të cilët, sipas asaj që mësohet, janë kërkuar nga trajneri Gjoka.


Janë tre ose katër futbollistë që janë kërkuar me shumë ngulm. Emra konkretë nuk bëhen të ditur, por mësohet se drejtori teknik Ardi Gjançi ka filluar kontaktet. Madje, është arritur deri në pikën që disa prej këtyre futbollistëve të jenë ndjekur nga afër, por ende nuk ka asnjë kontratë konkrete.


Ka bisedime shumë të avancuara në këtë drejtim dhe shumë shpejt mund të flitet për zyrtarizime.



“KORÇA BOOM”



bottom of page