EKSKLUZIVE/ Pas Beshiraj zbulohen 3 largime të tjera nga Skënderbeu. JA EMRAT!
- 6 hours ago
- 1 min read
Mario Beshiraj ka qenë largimi i parë nga Skënderbeu, ndërkohë që revolucioni në radhët e Skënderbeut do të jetë i madh, pasi vetëm 8 futbollistë do të qëndrojnë nga skuadra e vjetshme dhe pjesa tjetër do të largohet.
Në këtë mënyrë është portali “Korça Boom” që zbulon në këto momente jo pak, por 3 futbollistë të tjerë që do të largohen nga Skënderbeu. Bëhet fjalë për tre mbrojtësa. Dy lojtarët e qendrës, Randi Dumfor dhe Marko Ramos, janë larguar drejt familjeve të tyre dhe mësohet se nuk do të kthehen më, pasi këtu mbyllën aventurën me Skënderbeun.
Përveç tyre është mbrojtësi i krahut të majtë Klevis Shaqe që duket se do të gjejë një skuaër tjetër dhe edhe ky e ka mbyllur në këtë mënyrë me Skënderbeun.
Pra numri i largimeve te Skënderbeu shkon në katër dhe pritet që në orët në vijim të kemi edhe emra të tjerë lojtarësh që do të largohen, teksa më pas do të fillojnë edhe afrimet e para në skuadër.
Skënderbeu i Julian Ahmataj sigurisht që do të vijë me shumë ndryshime në superligë dhe jo më kot do të qëndrojnë vetëm 8 futbollistë dhe pjesa tjetër prej 17 lojtarësh do të jenë të gjitë që do të afrohen për herë të parë te Skënderbeu.
Ramos, Dumfur dhe Shaqe, janë treshja e largimeve që bashkë me Beshiraj përbëjnë katërshen e parë të largimeve nga bardhekuqtë.
“KORÇA BOOM”
















