top of page

EKSKLUZIVE /Nga Serie A në Korçë: Skënderbeu sjell “trurin” e mbrojtjes italiane

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Ashtu siç ishte përfolur prej javësh, Salim Abubakar është zyrtarisht lojtari më i ri i Skënderbeut.


Mesfushori dhe mbrojtësi 22-vjeçar nga Nigeria vjen nga klubi italian Sassuolo, duke u konsideruar një përforcim i rëndësishëm për skuadrën korçare.


Abubakar ka lindur më 7 prill 2003 dhe është rritur si futbollist në Itali. Në moshën 17-vjeçare u bashkua me Sassuolon dhe më pas ka luajtur për ekipin U-20 të klubit.


Ai ka qenë i huazuar edhe te Pergolettese dhe sezonin e fundit është rikthyer në organikën e Sassuolos.


Ajo që e bën të vlefshëm për Skënderbeun është aftësia e tij për të mbuluar disa role në fushë: si qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë dhe si mesfushor para mbrojtjes.


Vlerësohet për vendosjen taktike, forcën fizike dhe qetësinë me topin në këmbë.


Ky transferim sinjalizon një ambicie të qartë të Skënderbeut për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe të disiplinuar nga prapavija.

“KORÇA BOOM”


bottom of page