top of page

Emergjencë, i riu futet në operacion pas plagosjes me thikë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një 20-vjeçar me inicialet E.M. është plagosur pasditen e së mërkurës në Qerret, Durrës.


Sipas informacioneve paraprake nga grupi hetimor, i riu dyshohet të jetë goditur me thikë gjatë një konflikti. Raportohet se ai ka qenë i përfshirë edhe më herët në situata problematike.


I plagosuri u dërgua menjëherë me urgjencë në Spitalin e Durrësit, ku është futur në sallën e operacionit. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.


Rastet e dhunës me armë të ftohta në këtë zonë kanë alarmuar autoritetet dhe komunitetin, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page