top of page

(EMRAT) Shpërndanin dr*gë pranë shkollave, kush janë 38 personat e arrestuar

9 hours ago
2 min read

Janë zbardhur emrat e 38 personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Shkolla të Pastra”, të zhvilluar nga Policia e Tiranës pas katër muajsh hetime.


Sipas Policisë, të dyshuarit ishin pjesë e grupeve që shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.


Nga hetimet janë identifikuar në total 52 persona. Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa shtatë persona të tjerë ishin arrestuar gjatë fazës hetimore. Ndërkohë, 14 persona vijojnë të jenë në kërkim.


Personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” janë:

Genti Jaupi

Endrit Balla

Eduart Oleff

Bledar Kasa

Erlind Vlashi

Denis Shoti

Armando Koçi

Ernest Hamollari

Janaq Nakuçi

Shpëtim Çiçiku

Engrid Henaj

Enis Maliqaj

Franci Papajani

Klement Metallari

Ram Tafaj

Klajdi Malaj

Isuf Dine

Ferit Xhani

Bestar Malaj

Igli Avxhi

Arnold Lila

Sefer Allushi

Elton Tola

Arbias Prenga

Vilson Mete

Durim Matja

Eljado Prendaj

Nikolla Shkarpa

Armando Kuqi

Taulant Alstafa

Volf Ramadani


Ndërsa shtatë personat e arrestuar më herët gjatë hetimeve janë:

Ksainel Caka

Gezim Muhameti

Zhuljan Prenci

Erald Tafani

Darlin Shahinas

Donaldo Frate

Marin Tabaku


Sipas Policisë, grupet e identifikuara dyshohet se shpërndanin drogë pranë institucioneve arsimore. Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë persona që afrohen me monopatina pranë shkollave për të dorëzuar dozat. Hetimet kanë evidentuar se për shpërndarjen dyshohet se përdoreshin edhe taksi dhe shërbime “delivery”.


Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë dhe 685 gramë kanabis. Gjithashtu janë sekuestruar një pistoletë, 90 fishekë, dy peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera.


Policia vijon punën për kapjen e 14 personave të tjerë të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page