top of page

Emri/ Pjesë e grupit kriminal që trafikonte lëndë narkotike, arrestohet 43-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Arrestohet në Fier një shtetas 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.


Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe u finalizua nën emrin “Operacionalja 74”.


I ndaluari, Elvis Ziu alias Renato Ziu, banues në Fier, ishte i kërkuar nga Gjykata e Caltanissetta-s në Itali, e cila më 1 shtator 2025 kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzat:


Trafikim i lëndëve narkotike


Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal


Pas lokalizimit dhe kapjes së tij, 43-vjeçari u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë.


Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, ka nisur tashmë procedurat e ekstradimit./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page