EMRI/ Ra nga Ura hekurudhore e Bushtricës, zbulohet identiteti i viktimës
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi rrugën automobilistike që kalon poshtë saj.
Është identifikuar viktima e ngjarjes 58-vjeçari Arif Shengjergji.
Autoritetet po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa priten detaje të tjera zyrtare. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale.
“KORÇA BOOM”



















