top of page

Tragjedi në vendin e punës: Betoniere i merr jetën 58-vjeçarit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë. Një punëtor 58-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një betoniere gjatë orarit të punës.


Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një subjekt në kryeqytet, ku një 36-vjeçar, drejtues i një betoniereje, ka shkaktuar aksidentin fatal. Ende nuk bëhet e ditur se në cilin subjekt konkret ka ndodhur ngjarja.


Policia bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Në njoftimin zyrtar thuhet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e rrëzimit të pompës së betonieres, e cila ka dëmtuar punonjësin që ndodhej në të njëjtin ambient pune.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se, si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit të punës (betoniere) që drejtonte, është dëmtuar punonjësi në të njëjtin subjekt, shtetasi R. R., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"KORCA BOOM"


bottom of page