Ish-kryebashkiaku Spartak Kondi mbyll sytë përgjithmonë
top of page

Ish-kryebashkiaku Spartak Kondi mbyll sytë përgjithmonë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 28 minutes ago
  • 1 min read

Ish-kryebashkiaku i Përmetit, Spartak Kondi, një figurë e njohur dhe e respektuar e komunitetit përmetar, është ndarë nga jeta këtë të mërkurë, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.


Kondi drejtoi Bashkinë e Përmetit për një mandat katërvjeçar, gjatë të cilit u angazhua me përkushtim në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Ai u njoh për qasjen e tij njerëzore, gatishmërinë për të dëgjuar hallet e komunitetit dhe për përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e jetës në qytet.


Ndarja e tij nga jeta ka prekur jo vetëm familjen, por edhe përmetarët dhe kolegët që e njohën, punuan me të dhe ndanë sfidat e përditshme të drejtimit të qytetit.

Kontributi i Spartak Kondit në jetën publike dhe institucionale të Përmetit do të mbetet i gdhendur në kujtesën e qytetarëve, si një shembull përkushtimi dhe shërbimi ndaj interesit publik.

"KORCA BOOM"


bottom of page