top of page

EMRI/ Kontrabandë diamantesh me vlerë 4400 euro në total, ndalohet 30-vjeçari

  • 17 hours ago
  • 1 min read

Katër të çmuar diamanti janë sekuestruar dje në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve në automjetet e ardhura nga Ankona, Itali.


Policia ka ndaluar Dhionis Dervishajn 30 vjeç ndërsa gurët e çmuar që ai kishte me vete, arrijnë vlerën e 4400 euro, origjina e të cilëve nuk është e qartë.


Ndërkohë nga kontrolli në një tjetër automjet, u gjet e fshehur në bagazhe, një aparaturë elektronike që përdoret për detektimin e metaleve të çmuara, ndërsa një tjetër kontroll çoi në zbulimin e një sasie lënde narkotike./ Lajmi i fundit

"KORÇA BOOM"


bottom of page