Entuziazëm maksimal në ekip/ KF Pogradeci gati për sfidën ndaj Iliris
- 2 days ago
- 1 min read
Një ditë para ndeshjes mes KF Pogradeci dhe KF Iliria, trajneri i KF Pogradeci, Emiljano Çela, shprehu optimizmin dhe entuziazmin për sfidën që e konsideron të rëndësishme jo vetëm për renditjen në klasifikim, por edhe për tifozët pogradecarë.
“Si çdo ndeshje e këtij viti, edhe kjo është një finale për ne kundër një skuadre shumë të mirëorganizuar. Gjendja jonë fizike dhe psikologjike është ndër më të mirat. Entuziazmi në ekip është shumë i lartë dhe jemi të karikuar të mbyllim ndeshjen me fitore, ashtu si të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur,” tha Çela.
Ai vlerësoi kundërshtarin: “Është një ekip që ka bërë merkato të mirë në janar dhe ka afruar lojtarë shumë cilësorë. Patjetër që e kemi studiuar mirë dhe i japim rëndësi të veçantë, sepse luajnë vendi i 3-të dhe i 4-të në renditje.”
Trajneri ftoi tifozët të jenë pranë ekipit: “Për sportdashësit dhe qytetarët pogradecar kam gjithmonë konsideratë të veçantë. Tifozëria është shumë zjarrtë dhe pasionante. I ftoj të vijnë dhe të na mbështesin këto ndeshjet e fundit, jam i sigurtë që do t’i gëzojmë të gjithë.”
"KORCA BOOM"
















