top of page

Ernest Gjoka te Partizani!? Ja si përgjigjet trajneri i Skënderbeut!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Ernest Gjoka mohon largimin si trajner i Skënderbeut: Kam një kontratë dhe projekt afatgjatë këtu


Ernest Gjoka do të vazhdojë të drejtojë si trajner ekipin e Skënderbeut që këtë sezon përfaqësohet në kategorinë e parë por me ecurinë e sukseseve që ka aritur deri tani duket se e ka të sigurt ringritjen e shpejtë në Superiore.


Tekniku ka mohuar prerë largimin si kreu i pankinës korçare pas zërave të përhapur së fundi se ka ofertë nga klubi i Partizanit dhe në marrëveshje me Presidentin Ardian Takaj mund të tërhiqet nga drejtimi i ekipit korçar.


Burime të siguruara pranë teknikut Gjoka bëjnë me dije se ai ka deklaruar se "ka një kontratë dhe projekt afatgjatë me klubin Skënderbeu, e në këto rrethabq parashikon të qëndrojë gjatë në Korçë".


Mbi të gjitha, Gjoka ka vlerësuar marrdhëniet shumë të mira me Presidentin Ardian Takaj, duke shuar kështu supozohet për largim nga Skënderbeu.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page