top of page

Falja dhe tensioni: Si do të sillet Iliria kundër Skënderbeut?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 16, 2025
  • 1 min read

Duket se futbolli shqiptar do të na rezervojë një përballje interesante në ndeshjen mes Ilirisë dhe Skënderbeut. Katër futbollistë ishin të dënuar nga komisioni i disiplinës, por për këtë ndeshje do të jenë në fushë tre prej tyre. Arsyeja është se tre prej lojtarëve kanë bërë gjysmën e dënimit, ndërsa tjetri ka paguar pjesën tjetër të gjobës.


Një element që tërheq vëmendjen është përballja direkte mes dy mbrojtësve që më parë ushtruan dhunë ndaj Nasrit dhe Tayos. Të dy lojtarët do të jenë përballë njëri-tjetrit gjatë gjithë 90 minutave të ndeshjes.


Natyrisht, të gjithë shpresojnë që kjo përballje të mos prodhojë tension të dukshëm në fushë, edhe pse për jashtë duket qartë se emocionet do të jenë të forta.


Në këtë kontekst, lind pyetja: A kishte kuptim rikthimi i këtyre futbollistëve në këtë ndeshje?

Nga pikëpamja e rregulloreve, po ata kanë përmbushur pjesën e dënimit. Nga ana sportive, kjo situatë shton dramatizmin dhe tensionin në fushë, duke e bërë ndeshjen shumë të pritur dhe të ndërlikuar për t’u menaxhuar.

"KORCA BOOM"


bottom of page