top of page

Falje masive e borxheve/ Tatimet nxjerrin skemën e re për bizneset dhe qytetarët

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të premte, 15 maj, nisjen e zbatimit të ligjit të ri për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, një masë fiskale që synon të lehtësojë barrën financiare të bizneseve dhe individëve, si dhe të rrisë nivelin e arkëtimeve në buxhetin e shtetit.


Sipas njoftimit zyrtar, zbatimi i skemës së re do të nisë më 10 qershor 2026 dhe parashikon falje të gjobave, kamatëvonesave dhe në disa raste edhe të principalit, në varësi të periudhës së detyrimeve dhe afatit të pagesës.


Për detyrimet që i përkasin periudhës 2020–2024, tatimpaguesit do të përfitojnë fshirjen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave, me kusht që të paguajnë 100% të principalit deri më 31 dhjetor 2026.


Ndërkohë, për detyrimet më të vjetra, ligji parashikon disa nivele lehtësimi:


  • Fshirje të plotë të detyrimeve tatimore deri më 31 dhjetor 2014;


  • Falje të 50% të principalit për detyrimet e viteve 2015–2019, nëse pagesa kryhet deri më 30 qershor 2026;


  • Falje të 25% të principalit për të njëjtën periudhë, nëse paguhet 75% e detyrimit deri më 31 dhjetor 2026.


Administrata tatimore thekson se kjo nismë synon të krijojë mundësi reale për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe të përmirësojë marrëdhënien mes tatimpaguesve dhe institucioneve fiskale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page