top of page

FANTASTIKE/ “Ujqërit” e vegjël, Skënderbeu U-9 shpallet kampion! Urime djema!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Tashmë është traditë që trofe të shumtë të vijnë në qytetin juglindor në Akademinë e moshave të klubit “Skënderbeu”. Dhe, ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e dhënies së trofeut të ekipit U-9 të Skënderbeut që u shpall kampion Rajonal pas një kampionati të gjatë.


Janë këta djem që shikoni më poshtë, krenaria e qytetit tonë, pasi kanë mundur që të sigurojnë këtë trofe më shumë se të merituar. Nën drejtimin e trajnerit Andi Beta, Skënderbeu U-9, ka mundur t'ia dalë me skuadrat e tjera dhe sot ceremonia e titullit është zhvilluar nga Federata Rajonale e Futbollit.


Ka qenë Ikona Dhimitraq Xhambazi që ka shpërndarë medaljet, së bashku me një nga drejtuesit e Federatës Rajonale, Renato Rapo.


Urimet më të mira trajnerit Andi Beta!

Urime të gjithë djemve të vegjël dhe “Ujqërve” që na nderuat!

Sot ne jemi krenarë me Ju!

Jeni e ardhme e sigurt e klubit bardhekuq!

Bravo!


“KORÇA BOOM”



bottom of page