top of page

Festa e Koranit në Pogradec, shija tradicionale dhe muzika mbledhin turistët buzë liqenit

  • 2 days ago
  • 1 min read

Muajt gusht-shtator përkojnë me pasurimin e liqenit me rasatin e peshkut koran ,ndaj kjo periudhë në Pogradec shoqërohet dhe me festën e tij.


Edhe këtë vit ky organizim ka bërë bashkë kuzhinierët e zonës të cilët kanë ekspozuar për vizitorët tavat e larmishme të koranit, të gatuara sipas recetave të vjetra.


Sipas tyre mbreti i liqenit vijon të mbetet një nga atraksionet më të preferuara për pushuesit e vizitorët.


Për masterchief shqiptar Arian Ceka, shërbimi i Pogradecit jo vetëm që ka shënuar rritje dhe kjo vjen edhe falë kombinimit që kuzhinierët bëjnë me recetat e vjetra dhe ato moderne duke bërë që tavat e koranit të mbeten gjithmonë të preferuara për këdo.


Vetëm këtë vit në liqen po hidhen 2 milionë rasatë të rinj korani, sipas zv ministrit Arian Jaupllari ky proces ndryshe nga Maqedonia e Veriut do vijojë të shënojë rritje çdo vit.


Mijëra pushues që ka sjellë gushti në Pogradec krahas kulinarisë patën mundësi të shijojnë edhe një mbrëmje muzikore me këngëtarët më në zë të Kosovës që nga Fisnikët, Trix, Poqi Band..., të cilët kanë bëtë histori me muzikëm e tyre vitet 80-90./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page