Fidel Kreka, deputeti i Korçës, përjashtohet nga Kuvendi
- Dec 23, 2025
- 1 min read
Partia Socialiste kishte kërkuar fillimisht përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike, pas tensioneve dhe kaosit të shkaktuar në seancën e fundit parlamentare.
Megjithatë, në mbledhjen e sotme të Sekretariatit për Etikën, PS u tërhoq nga kërkesa për 26 deputetë. Mes emrave për të cilët nuk u mor masë përjashtimi ishin edhe Sali Berisha dhe Gazment Bardhi.
Në përfundim të mbledhjes, u vendos që të përjashtohen nga punimet e Kuvendit për 30 ditë vetëm 6 deputetë të Partisë Demokratike. Masa disiplinore u mor ndaj Belind Këlliçit, Fidel Krekës, Albana Vokshit, Klevis Balliut, Flamur Nokës dhe Elda Hotit.
Vendimi vjen pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, ku seanca parlamentare u shoqërua me tensione të forta dhe ndërprerje të vazhdueshme të punimeve.
"KORCA BOOM"
















