top of page

Fluks i lartë lëvizjesh në Korçë, policia shton forcat në terren

  • 14 hours ago
  • 1 min read

Fluks i lartë lëvizjesh është shënuar gjatë gjithë ditës së sotme në qytetin e Korçës.


Sipas Policisë Rrugore, shtimi i qarkullimit lidhet me kthimin e emigrantëve pranë familjeve të tyre në juglindje të vendit, por edhe me numrin e lartë të vizitorëve që kanë zgjedhur Korçën për Festën e Birrës.


Për të monitoruar situatën dhe për të shmangur krijimin e kaosit në trafik, në bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit janë angazhuar forca të shtuara të Policisë Rrugore dhe të Rendit.


Policia u kërkon drejtuesve të mjeteve që gjatë këtyre ditëve të përdorin rrugët alternative, veçanërisht Unazën e Korçës, për të shmangur ngarkesën në akset kryesore të qytetit./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page