top of page

“FOL SHQIP: Një monitonim dhe debat rreth Gjuhës Shqipe në TV”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 19, 2025
  • 1 min read

“FOL SHQIP: NJË MONITORIM DHE DEBAT RRETH GJUHËS SHQIPE NË TV” - është tema e një tryeze diskutimi që po zhvillohet në Universitetin “Fan S. Noli” në kuadrin e rritjes së ndjeshmërisë për përdorimin sa më të saktë të gjuhës shqipe.


Veprimtaria është nismë e Institutit Shqiptar të Medias në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive.


Qëllimi i këtij takimi është përmirësimi i përdorimit të gjuhës shqipe në media në raportimet e gazetarëve.


Rritja e ndjeshmërisë ndaj përdorimit sa më të saktë dhe të duhur të shqipes në median audiovizive është një nga nismat më të rëndësishme që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka ndërmarrë, si një element mjaft i rëndësishëm në etikën e raportimit.


Për të pranishmit, gazetarë dhe studentë u paraqit edhe një studim i kryer nga ISHM “Monitorimi i përdorimit të fjalëve të huaja në mediat audiovizive”.


“KORÇA BOOM”


bottom of page