top of page

Sot, në shkollat e DRAP Korçë, fjala shqipe merr zë!/ Nis Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Sot, në shkollat e DRAP Korçë, fjala shqipe merr zë!


Ka nisur Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.


Ky konkurs është një udhëtim i bukur drejt gjuhës sonë amtare – një hapësirë ku mendimi merr formë, ndjenja shprehet dhe fjala e zgjedhur kthehet në emocion. Është një mundësi për nxënësit që të tregojnë sa bukur dinë ta përdorin shqipen dhe sa thellë e ndjejnë atë.


Pas çdo përpjekjeje qëndron puna e përkushtuar e mësuesve, që çdo ditë ushqejnë dashurinë për leximin, shkrimin dhe kulturën gjuhësore, duke ruajtur një nga pasuritë më të çmuara të kombit tonë.


Urojmë suksese të gjithë nxënësve pjesëmarrës!


Le të zbulojmë së bashku sa shumë talente fshihen pas fjalës shqipe.

“KORÇA BOOM”


bottom of page