top of page

Kush është efektivi që ndoqi Altin Ndocin pas arratisjes: Lidhja me Erion Veliajn

  • Jan 14
  • 2 min read

Fajton Baci është efektivi i burgjeve i cili ndoqi nga pas Altin Ndocin, teksa ky i fundit u arratis dje nga spitali i Durrësit.


Efektivi Baci është i njëjti, i cili vitin e kaluar i ka dhënë telefonin e tij Veliajt në furgonin e burgut, teksa ky i fundit transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.


Ai rrefeu se kryebashkiaku i Tiranës përdori aparatin e tij celular për të realizuar dy telefonata private, përpara dhe pas paraqitjes në ambientet e SPAK-ut.


Sipas deklaratës së dhënë nga Baci, telefonatat janë bërë në një moment kur Veliaj ndodhej në shoqërimin e policisë, pas vendimit të njohjes me akuzat ndaj tij. Baci tregon se ngjarja ndodhi në një zonë pranë sheshit ku dikur zhvillohej një treg i sendeve të përdorura.


“Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Ia dhashë, dhe foli me vëllain e tij. Këtë e verifikova më vonë”, tha Baci.


Por sipas tij Veliaj foli edhe me e bashkëshorten e tij. “Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin”, – tha ai.


Top Channel publikoi videon teksa dukej momenti i parë i arratisjes së Ndocit, dhe efektivi që e ndjek nga pas me shpejtësi.


Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.


Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore./ TCH

“KORÇA BOOM”


bottom of page