Takime informuese dhe sensibilizuese në shkolla Mborje dhe Pogradec!
- Korca Boom
- 4 days ago
- 1 min read
Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit "Siguria e të rinjve", shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut Korçë.
Takimet e radhës u zhvilluan nga ndihmësspecialistët e DVP Korçë për edukimin në shkolla, në bashkëpunim me stafet e shkollave 9-vjeçare "Haki Mborja", në fshatin Mborje, Korçë dhe në shkollën jopublike "Nehemia", në Pogradec, në prani të psikologëve të këtyre shkollave.
Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit e klasave të 6-ta, për tema si:
Dhuna në përgjithësi;
Bullizmi dhe format e tij;
Shkaqet dhe pasojat e bullizmit;
Siguria e nxënësve në internet.
Ndikimet negative të përdorimit të duhanit, alkoolit dhe substancave narkotike, në organizmin e njeriut.
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.
Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto në Power Point, ku nxënësit kishin mundësinë të shihnin konkretisht pasojat nga dhuna, bullizmi, keqpërdorimi i internetit dhe substancave të dëmshme.
“KORÇA BOOM”



















