top of page

Foto/ Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan duke bllokuar qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes.Trafiku i madh ka bërë që mijëra qytetarë të bllokohen në rrugë.


Mungesa e bajpasit në zonën e Elbasanit e ka kthyer këtë rrugë në gangrenë të lëvizjes së qytetarëve, ku pothuajse çdo ditë kalimi zgjat për orë të tëra.


Kjo situatë e përditshme vjen për shkak të mungesës së investimeve nga ana e qeverisë si dhe zvarritjeve të punimeve për mirëmbajtjen e rrugëve.


Gjatë kësaj periudhe festive, vendi është kthyer në një kaos të vërtetë sa i përket trafikut.


Qytetarët ankohen se presin me orë të tëra në rrugë, ndërsa prania e policisë në terren shpeshherë nuk e lehtëson situatën, por përkundrazi e përkeqëson atë, për shkak të mungesës së një menaxhimi të qartë dhe koordinimi të duhur të qarkullimit./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page