top of page

Franca, Maroku dhe Paraguaji – ky do të ishte grupi “i tmerrshëm” për Shqipërinë në Botëror 2026

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 5
  • 2 min read

Të ëndërrosh nuk të kushton asgjë, por kur je pranë realizimit, askush nuk mund të na heqë mundësinë për të arritur kualifikimin historik të Shqipërisë për herë të parë në fazën finale të një kampionati botëror. Nëse skuadra kalon nga play-off-t e marsit, të gjitha kombinimet në short do të jenë sfiduese, por disa janë më të pamundura se të tjerat.


Shqipëria do të shortohet në Vazon 4 dhe sipas rregullores, në grup do të mund të ketë vetëm një tjetër ekip europian. Nga Vazo 1 mund të hasim kundërshtarë si Franca, Anglia apo Spanja, ndërsa duhet të kemi kujdes nga Maroku dhe eksperienca e Meksikës.

Numërimi mbrapsht ka filluar dhe Shqipëria do ta zbulojë fatin e saj në shortin për Botërorin 2026. Deri tani janë kualifikuar 42 kombëtare, ndërsa gjashtë vendet e fundit do të caktohen në mars, mes të cilëve shpresojmë të jemi edhe ne. Për të shkruar historinë, skuadra e drejtuar nga Sylvinho duhet të kalojë fillimisht në Varshavë kundër Polonisë më 26 mars.


Nëse fitohet kjo ndeshje, përballja e radhës do të jetë finale play-off më 30 mars, kundër fituesit të ndeshjes Ukrainë – Suedi. Sipas rregullave të FIFA-s, Shqipëria si ekip i Vazos 4 mund të ketë vetëm një tjetër ekip europian në grup.

Kombinimi më i rrezikshëm për Shqipërinë, duke marrë kundërshtarët më të fortë nga çdo Vazo, do të ishte: Franca (Vazo 1), Maroku (Vazo 2), Paraguaji (Vazo 3) dhe Shqipëria (Vazo 4). Ky grup do të përfaqësonte një sfidë të madhe: cilësi e jashtëzakonshme nga Franca, forca kontinentale nga Maroku dhe eksperienca nga Paraguaji.


Për Shqipërinë, çdo ndeshje do të jetë e vështirë, por ëndrra për të qenë në fazën finale fillon më 26 dhe 30 mars. Së pari duhet të kalojmë Poloninë dhe një nga Ukrainë ose Suedia, më pas mund të mendojmë për shortin dhe fazën finale.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page