top of page

FSHF vendos të nderojë Fatos Nanon me një minutë heshtje në të gjithë kampionatet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se në nder të kujtimit të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, në të gjitha ndeshjet e futbollit shqiptar të kësaj jave do të mbahet një minutë heshtje përpara fillimit të sfidave.


Nëpërmjet një postimi zyrtar, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se minuta e heshtjes do të mbahet në ndeshjet e kampionatit Abissnet Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, si një shenjë respekti për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit.


Fatos Nano, një nga figurat më të rëndësishme të tranzicionit politik në Shqipëri dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, u nda sot nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.


Ky gjest simbolik nga FSHF vjen si shenjë nderimi ndaj një personaliteti që, përveç rolit të tij në politikë, ka mbështetur ndër vite zhvillimin e sportit dhe futbollit shqiptar.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page