Futbolli shqiptar ndryshon “fytyrë”, oraret e reja hyjnë në fuqi nga sezoni 2026–2027
- 2 days ago
- 1 min read
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndryshimin e skemës së orareve për zhvillimin e ndeshjeve në kampionatet “Abissnet Superiore” dhe Kategorinë e Parë, një vendim që do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027.
Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve të FSHF-së për të përmirësuar organizimin e garave kombëtare, duke krijuar një strukturë më të mirë të kalendarit dhe duke iu përshtatur kërkesave të transmetimeve televizive.
Sipas rregullores së re, ndeshjet e kampionateve profesioniste shqiptare do të zhvillohen në katër fashat e përcaktuara orare:
ORA 13:30
ORA 16:00
ORA 18:30
ORA 21:00
Në rastet kur nuk do të ketë angazhime të ekipeve kombëtare në mesjavë, ndeshjet do të programohen të premten, të shtunën dhe të dielën.
Ndërkohë, gjatë periudhave kur kombëtarja do të ketë ndeshje në mesjavë, takimet e kampionateve do të zhvillohen të premten dhe të shtunën, për t’u krijuar futbollistëve më shumë kohë për rikuperim dhe përgatitje. Në raste të veçanta organizative, mund të ketë edhe ndeshje të planifikuara ditën e hënë.
Me këtë ndryshim, FSHF synon një organizim më profesional të garave, një menaxhim më efikas të kalendarit dhe kushte më të mira për klubet, lojtarët, transmetuesit televizivë dhe tifozët.
Ndarja e orareve në disa fashë është një praktikë e përdorur edhe nga kampionate të mëdha europiane. Një model të ngjashëm përdor edhe Premier League angleze, një prej ligave më të ndjekura të futbollit në botë, ku ndeshjet shpesh shpërndahen në orare të ndryshme për të rritur interesin e publikut dhe vlerën televizive të kompeticionit.
“KORÇA BOOM”
















