top of page

AKSIDENT NË KORÇË/ Makina përplas këmbësoren në lagjen 10-të, arrestohet drejtuesi i mjetit

  • 53 minutes ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, ku një 82-vjeçare është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën.


Sipas të dhënave paraprake, e moshuara dyshohet se ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur u godit nga automjeti. Drejtuesi i mjetit e transportoi menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.


Mjekët bëjnë me dije se 82-vjeçarja ka pësuar lëndime serioze, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page