Aksident/ Furgoni përplaset me makinën, një i pl*gosur rëndë
top of page

Aksident/ Furgoni përplaset me makinën, një i pl*gosur rëndë

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Fier–Shegan, pranë kryqëzimit të fshatit Toshkëz.


Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” dhe një furgon janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa përplasja e fortë ka lënë të plagosur rëndë një person.


I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas të dhënave paraprake, në gjendje të rënduar shëndetësore.


Nga përplasja, furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit.


Aksi Fier–Shegan Pushimi i Shoferit është një segment me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa banorët kanë ngritur herë pas here shqetësime për sigurinë rrugore në këtë zonë.


“KORÇA BOOM”


bottom of page