Reforma territoriale ndez debatin: Kush do t'i mbajë gjallë klubet sportive?
- 27 minutes ago
- 1 min read
Reforma e re territoriale e propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin, ka hapur një tjetër debat që lidhet me të ardhmen e sportit lokal. Përveç ndryshimeve administrative, në pikëpyetje vihet edhe fati i klubeve sportive që prej vitesh financohen dhe funksionojnë falë mbështetjes së bashkive.
Pasojat që kjo reformë mund të sjellë për ekipet sportive, duke pyetur se çfarë do të ndodhë me klubet e qyteteve që do të humbasin statusin e bashkisë.
Mbeten pa përgjigje disa çështje thelbësore: çfarë do të ndodhë me Turbinën nëse shkrihet Bashkia Cërrik, me Albpetrolin nëse shkrihet Bashkia Patos, apo me klubin e Maliqit dhe komunitetin e tifozëve që vazhdon ta mbështesë ekipin pavarësisht rezultateve. Të njëjtat shqetësime ngrihen edhe për klubet e Memaliajt, Dimalit, Klosit dhe qyteteve të tjera që preken nga reforma.
Po ashtu, kërkohen sqarime mbi mënyrën se si do të financohen këto klube në të ardhmen, kush do të marrë administrimin dhe pronësinë e tyre, si edhe çfarë do të ndodhë me stadiumet, pallatet e sportit, terrenet sportive dhe akademitë e moshave.
Përpara se të ndërmerren ndryshime kaq të rëndësishme në qeveria duhet të paraqesë një plan të qartë për garantimin e vazhdimësisë së klubeve sportive, në mënyrë që ato të mos mbeten pa mbështetje financiare dhe të mos rrezikojnë të zhduken bashkë me bashkitë që i kanë financuar deri më sot.
“KORÇA BOOM”













