top of page

Humb kontrollin e motomjetit, humb jetën 38-vjeçari

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë.


Policia njofton se një shtetas nga Kosova dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.


Si pasojë, drejtuesi i motomjetit me inicialet L. D., 38 vjeç, është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, por pavarësisht ndihmës së marrë, ka humbur jetën.


“Në afërsi të fshatit Fan, Mirditë, shtetasi kosovar me iniciale L. D., 38 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.


Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, ku, pavarësisht ndihmës së marrë, ka humbur jetën”, njofton policia.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page