Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në shkallët e pallatit/ Nuk janë konstatuar shenja dhune. Nisin hetimet
- 11 hours ago
- 1 min read
Një 47-vjeçar është gjendur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të premteje në Elbasan. Sipas raportimeve të policisë, viktima është shtetasi K. D., 47 vjeç, i cili është gjendur pa shenja jete në katin e 8-të të një pallati, në lagjen “Syrja Dylgjeri”.
Sipas raportimeve të policisë, nga këqyrja e trupit, viktimës i janë gjetur shenja dhune të shkaktuara nga mjete të forta, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një person tjetër.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 08:00, është marrë njoftim se, në sheshpushimin e katit të 8-të të një pallati, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. D., 47 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera.
“KORÇA BOOM”















