Gjendet i pajetë një 28-vjeçar, dyshimet e policisë
5 hours ago
1 min read
Pasditja e sotme ka rezultuar tragjike në fshatin Boriç i Madh në Malësinë e Madhe.
Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në një tokë bujqësore, ndërsa pistë kryesore e hetimit mbetet vetëvrasja me armë zjarri.
Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në fshatin Boriç i Madh, në një arë, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. P., 28 vjeç, banues në po këtë fshat.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”
















