top of page

Ra nga skela teksa po punonte, 53-vjeçari ndërron jetë pas 1 jave në koma

28 minutes ago
1 min read

Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, një javë pasi u rrëzua nga skela teksa punonte në një banesë në Sarandë. 53-vjeçari ndodhej në koma që prej aksidentit të ndodhur më 29 shtator.


Kapetani u aksidentua mesditën e 29 shtatorit, teksa po punonte për lyerjen e fasadës së një banese në rrugën “Mit’hat Hoxha”, në lagjen nr. 4 të Sarandës.


Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku qëndroi nën kujdesin e mjekëve.


Pavarësisht trajtimit mjekësor, 53-vjeçari nuk mundi do t’u mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë pas rreth një jave në koma.

“KORÇA BOOM”


bottom of page