Gjermania në zi: Ndahet nga jeta kampioni i Botës Dieter Herzog
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
Gjermania dhe futbolli evropian humbin një nga figurat e tij më të njohura. Ish-sulmuesi Dieter Herzog ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeç. Lajmin e bëri të ditur Bayer Leverkusen, klubi me të cilin Herzog luajti për shtatë vite.
Gjatë karrierës së tij, Herzog u shpall kampion bote me Gjermaninë, duke ngritur Kupën e Botës në vitin 1974 dhe duke shkruar kështu një faqe të paharrueshme në historinë e futbollit.
“Bayer mban zi për humbjen e Dieter Herzog. Kampioni i Botës i vitit 1974, i cili luajti për Leverkusen për shtatë vjet, vdiq këtë javë në moshën 79 vjeç,” njoftoi klubi gjerman.
"KORCA BOOM"



















